Kurs marketing dixhital

Çfarë do të mësoni?

Ku po shkon marketingu në vitin 2024?

Të jesh prezent në treg është sfide në çdo kohë për çdo marketer, sipërmarrje, shërbim, sidomos në një kohë kur evolucioni dixhital po zëvendëson kanalet tradicionale të marketingut kur është fjala për penetrim tregu.

Me fillimin e teknologjive të reja, strategjinë e Instagramit me Reels, Metaversën, një botë pa cookies dhe shumë ndryshime e përditësime të tjera, një nga fjalët kyçe për këtë vit është “përshtatje”.

ADVANCED DIGITAL MARKETING

                                                      Zbulo modulin e plotë të trajnimit dhe cfarë pritet të trajtohet konkretisht përgjatë 5 javëve intensive. 

       Të ftuar në trajnim do të ketë speaker, sipërmarrës nga bota e biznesit dixhital, real estate, prodhimit brenda dhe jashtë vendit për                                          të ndarë eksperienca konkrete të marketingut dixhital dhe perspektivat për 2024.

 

Marketing Dixhital i Avancuar  – Trajnim 5 javor intensiv 

Ndaj në këtë trajnim do të mësojmë disa teknika efektive të strategjive dixhitale që i duhen çdo biznesi, sipërmarrësi, menaxheri apo marketeri të suksesshëm që do t’i japë spunto shitjeve në ekonominë dixhitale, të ndërtojë besnikërinë ndaj markës dhe mbi të gjitha të jenë gjithnjë të pozicionuar në mendjen e klientëve të tyre online.

Njihuni me temat e trajnimit intensiv 5 javor: 

 1: Konceptet në Marketingun Dixhital & Platformat e krijimit të kontentit

  • Përkufizimi dhe kanalet e marketingut dixhital.
  • Të kuptuarit se si bizneset përfitojnë nga marketingu digjital.
  • 3 Mënyra për të pasur sukses në digital marketing.
  • 5 hapat për krijimin e një strategjie të suksesshme të marketingut dixhital.
  • Platformat e krijimit të kontenteve kreative, parimet e dizajnit të një reklame të suksesshme.
  • Case study – Shembuj reklamash teësuksesshme.

2: Marketingu në mediat sociale

  • Reklamimi në Mediat Sociale, Fb Ads.
  • Kanalet kryesore në mediat sociale dhe trendet e kontenteve për  arritjen e angazhimit të lartë të përdoruesve.
  • Teknika për krijimin e një strategjie të suksesshme në mediat sociale, targetimi, optimizimi etj.
  • Koha e duhur e postimeve: Kur duhet të promovojme markën në mediat sociale?
  • Si të krijojmë reklama në facebook ads, krijimi dhe instalimi i facebook pixel.
  • Ushtrime konkrete ne grup.

3: Strategjite e targetimit te klientit dhe Hinka e shitjes

  • Krijimi i profilit të klientit target (Client Avatar).
  • Cfare është hinka e shitjes? Modeli AIDA
  • Udhëtimi i klientit në hinken e shitjes & Marketingu në faza të ndryshme të udhëtimit të klientit: TOFU, MOFU, BOFU.
  • Matja e suksesit të hinkës së shitjes për cdo fazë CPA, LTV, norma e konvertimit.
  • Mjetet e rritjes së konvertimit të klientëve dhe marrja e testimonials (monitorimi).

4: Fushatat e suksesshme E-mail Marketing

  • Përkufizimi i marketingut me e-mail.
  • Zhvillimi dhe menaxhimi i një liste e-maili te klientëve.
  • Mjetet e marketingut me e-mail.
  • Krijimi i një strategjie dhe fushate marketingu me e-mail në mailchimp.
  • Ekzaminimi i metodave më efektive të marketingut me email.
  • Teknika për krijimin e mesazheve bindëse e të suksesshme me e-mail.

5: Web marketing: Elementet e ndertimit dhe marketimit në Web, E-Commerce dhe kuptimi i Web Analytics

  • Marketingu në web, pse duhet të keni një faqe webi?
  • Njohje me Platforma të ndryshme të E-Commerce, CMS, WordPress , Shopify, Etsy, etj.
  • Si ndërtohet një website dhe elementët përbërës të marketingut në web, e-commerce.
  • Faqet më të mira në web sipas awwwards.com (shembuj konkret)
  • Si funksionon Google Analytics, dhe risitë e fundit.
  • Rëndësia e SEO në E-commerce.
  • Zhvillimi i një plani të fuqishëm marketingu në E-Commerce.
  • Disa Raste studimore: Analize konkrete e një fushate marketing në web  ose e-commerce.

6: Marketingu i motorit të kërkimit (Search Engine Marketing), Google Ads

  • Hyrje në marketingun Pay Per Click (PPC).
  • Pse të përdorni Google AdWords.
  • Llojet e reklamave në Google Ads.
  • Strategjia e fushatës PPC
  • Zgjedhja e fjalëve kyce dhe testimi i reklamave.

7: Optimizimi i motorrit të kërkimit (SEO)

  • Njohje me SEO. Çfarë është Optimizimi i Motorit të Kërkimit (SEO)?
  • Platformat për keyword research.
  • Teknikat e SEO në faqe dhe jashtë faqes, internal links, inbound dhe
  • outbound links.
  • SEO teknike, pritshmëritë dhe auditimi i faqes në internet.
  • Si ndikon SEO në biznesin tuaj?
  • Strategjitë efektive që ndiqen në SEO.
  • Shembuj, si funksionon Local SEO.

  8: TRENDET E MARKETINGUT 2024

Moduli i marketingut në praktikë është ndërtuar si një trajnim i bazuar në projekt konkret (project based training) ku për çdo ditë trajnimi do të ketë 60 minuta të ndarë mes njohjeve të koncepteve dhe seminar ushtrimor, ku pjesëmarrësit do të udhëzohen hap pas hapi për strategjinë e tyre marketing, implementimin e fushatave etj, deri në fund të trajnimit.

Në perfundim duhet të kenë përvetësuar praktikisht të gjithë informacionin dhe materialet si dhe të kenë arritur të kenë një dokument praktik të strategjisë, gati për t’u përdorur dhe implementuar në biznesin e tyre.

Trajnimi zhvillohet ditën e martë dhe të enjte 18:00-19:30, zgjat 5 javë intensive. 

NXITONI TË REZERVONI TRAJNIMIN NË OFERTË DERI NË 15 DHJETOR DHE NDËRTONI STRATEGJINË TUAJ TË BIZNESIT.

RESGISTRATION FORM
Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Cili është pozicioni juaj në kompani?
Jeni biznes, sipërmarrje ose start up?
Promocione
Termat & kushtet