Categories
Marketing

Po kërkoni një agjensi marketingu që mund ta çojë biznesin tuaj në një nivel tjetër? Këtu është një listë e agjensive më të mira të marketingut në Shqipëri.
Të gjithë e dinë se ka shumë  agjensi marketingu në Tirane (Shqiperi), kështu që shpesh mund të bëhet një detyrë sfiduese për të gjetur një agjenci të besuar që i përshtatet saktësisht nevojave tuaja.
Kjo është pikërisht arsyeja pse ne kemi shkruar këtë artikull, për ta bërë kërkimin për një agjensi marketingu shumë, shumë më të lehtë.

Nëse jeni duke kërkuar për një agjensi marketingu në Shqipëri, këtu janë 5 agjensitë e marketingut me të cilat duhet të keni parasysh të punoni.

1.Involve Us
Po, jemi ne! Involve Us është më shumë se një agjensi e marketingut digjital; është një partner i përkushtuar që punon ngushtë me klientët për të krijuar dhe zbatuar strategji të personalizuara që sjellin rezultate të prekshme. Me një ekip të pasionuar dhe të talentuar që përfshin ekspertë në fusha të ndryshme, nga zhvillimi i uebfaqeve dhe zgjidhjet softuerike deri te menaxhimi i rrjeteve sociale dhe prodhimi vizual, Involve Us ofron një gamë të gjerë shërbimesh për të ndihmuar bizneset të ndërtojnë një prani të fortë në treg dhe të lidhen me audiencën e tyre.

2.Vatra
Vatra është një agjenci marketingu me seli në Tiranë, Shqipëri. Që nga viti 2003, Vatra ka qenë një partner strategjik marketingu dhe dizajni për marka rajonale dhe botërore. Vatra është një agjensi e specializuar në branding dhe marketingun digjital, e njohur për aftësinë e saj për të lidhur brandet me konsumatorët përmes strategjive të qëlluara dhe krijimtarisë inovative.

3.McCann Tirana
McCann Tirana është një agjensi marketingu ndërkombëtar që ofron kreativitet, planifikim strategjik dhe komunikim inovativ. Ata janë të njohur për të rrëfyer histori autentike dhe të fuqishme që mbartin mesazhe me vlerë, duke ndihmuar në ndërtimin e markave dhe në arritjen e qëllimeve të biznesit të klientëve të tyre​.

4.Concept Marketing
Çdo shërbim i agjensise Concept Marketing sillet rreth rritjes së prezencësnë treg, vendosjes së markës tuaj në një pozicion superior në treg dhe avancimit të perceptimit të markës.
Ambicia e tyre është të bëhen lider në treg në Shqipëri dhe të njiheni ndërkombëtarisht si një agjenci që nxit mendimin. Motoja e tyre? Jini jashtëzakonisht të suksesshëm.

5.Grow.al
Misioni i tyre është të ofrojmë shërbime të marketingut digjital për të gjeneruar klientë në çdo biznes që ka nevojë për të. Ata vlerësojnë krijimtarinë, zgjidhjet origjinale dhe punën me përpikëri, duke trajtuar çdo projekt me seriozitet të plotë dhe duke ruajtur konfidencialitetin e klientëve të tyre.

Këto agjensi ofrojnë një gamë të gjerë shërbimesh që variojnë nga marketingu digjital, SEO, strategjia e marketingut, zhvillimi web dhe app, dhe më shumë, duke i bërë ato zgjedhje të shkëlqyera për bizneset që kërkojnë të rrisin prezencën dhe arritjet e tyre në treg.

Në rast se keni një ekip marketingu të brendshëm (ose nëse jeni një ekip me një person), ekspertët nga këto agjenci mund të shërbejnë si zgjerim i ekipit tuaj. Ata mund t’ju japin njohuri të avancuara dhe ta bëjnë jetën shumë më të lehtë për ju me mjetet e tyre të avancuara të marketingut.

Calendar

July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

Categories